Raport për matjen e arsimimit financiar në Republikën e e Maqedonisë së Veriut

– Arsimimi  financiar është thelbësor për të mbrojtur konsumatorët. Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik e përkufizon arsimimin financiar si më poshtë: “Arsimimi  financiar është një proces me të cilin individët përmirësojnë preceptimin e tyre për produktet dhe konceptet financiare; dhe përmes informacionit, udhëzimeve dhe /ose këshillave objektive zhvillojnë aftësi dhe besim për t’u bërë më të vetëdijshëm për rreziqet dhe mundësitë financiare, të bëjnë përzgjedhje të informuar, të kenë njohuri se ku të drejtohen për ndihmë dhe të ndërmarrin veprime të tjera efektive për të përmirësuar dhe mbrojtur mirëqënien financiare (OECD 2005).