Kuize për sigurime Видео февруари 22, 2024 | Martin Kiselicki 1. Cila nga përgjigjet e mëposhtmet përfaqëson një policë sigurimi? a) Instrument financiar nëpërmjet të cilit personat juridikë dhe fizikë investojnë paratë e tyre në banka; b) Letra me vlerë me të cilën fitohen të drejtat e pronësisë mbi një pjesë ideale të shoqërisë, në përpjesëtim me madhësinë e pjesëmarrjes me vlerën në totalin e kapitalit aksioner; c) Dokument për sigurimin e dakorduar None 2. Cili institucion normativizon tregun e sigurimeve: a) Agjencia e Mbikëqyrjes të Sigurimeve (AMS) b) Komisioni i Letrave me Vlerë (KHV) c) Banka Popullore e Republikës së Maqedonsië (BPRM) None 3. Çfarë është një primi? a) Paratë që kemi marrë si dhuratë. b) Paratë që kemi fituar c) Shuma që i siguruari i paguan siguruesit për bartjen/mbulimin e rrezikut të duhur d) Fitime në loto None 4. Cilat institucione janë pjesë e tregut të sigurimeve? a) Shoqëritë e sigurimeve b) Shoqëritë e brokerimit në sigurime c) Shoqëritë e përfaqësimit në sigurime d) Të gjitha të cituara më sipër None 5. Cili lloj sigurimi është sigurim i detyrueshëm? a) Sigurimi i pronës; b) Sigurimi i jetës; c) Sigurimi i përgjegjësisë automobilistike None 6. Çfarë është sigurimi? a) Një lloj i veçantë i librezës bankare të kursimeve b) Pagesa për pushime, c) Një mjet për t'u pasuruar d) Sigurimi është një mjet që ofron mbrojtje në rast se diçka e pakëndshme ju ndodh juve dhe familjes suaj ose pasurisë suaj të luajtshme dhe të paluajtshme (sende personale, shtëpi, apartament, makinë, etj.) None 7. Çfarë është aktuari a) Personi që mbledh dhe përpunon të dhëna në bazë të dokumenteve kontabël, përgatit dhe mban regjistrat e tregtisë/të biznesit dhe harton llogaritë vjetore dhe/ose raportet financiare në përputhje me ligjin; b) Një person me njohuri eksperte në fushën e matematikës, statistikës, probabilitetit dhe financës, i cili zotëron aftësi analitike dhe biznesore dhe i zbaton ato në analizën e pasigurisë financiare dhe të rreziqeve për sistemet komplekse financiare dhe sociale; c) Një person që vlerëson sistemin e kontrolleve të brendshme në një shoqëri None 8. Çfarë është franshiza? a) Shuma e paguar kur lidhet një kontratë sigurimi, b) Shuma e dëmit që nuk mbulohet nga sigurimi. None 9. Sigurimi i pronarëve dhe përdoruesve të mjeteve motorike nga përgjegjësia për dëmet e shkaktuara palëve të treta (sigurimi i përgjegjësisë automobilistike): a) Mbulon rrezikun e dëmeve të shkaktuara palëve të treta në trafik, por jo dëmet e pësuar nga drejtuesi i mjetit që është fajtor për aksidentin e trafikut; b) Mbulon të gjitha shpenzimet e rinovimit të banesës së pronarit të mjetit motorik; c) Mbulon të gjitha shpenzimet e trajtimit të shkaktuara në rast dëmtimi në vendin e punës. None 10. Pronari i mjetit motorik që ka harruar çelësat në derën e automjetit: a) Ka të drejtën e kompensimit të dëmit për shkak të vjedhjes së një mjeti motorik, sepse ka blerë më parë një policë sigurimi të mjetit motorik ndaj rrezikut të vjedhjes; b) Nuk ka të drejtë kompensimi për dëmin për shkak të vjedhjes së një mjeti motorik, pavarësisht se ai ka blerë më parë një policë sigurimi për mjetin motorik ndaj rrezikut të vjedhjes, sepse fakti që ka blerë një polic sigurimi nuk liron të siguruarin nga detyrimi për të pasur kujdes se si e trajton mjetin motorik të siguruar. None 11. Kur të keni marrë sigurimin e rrezikut nga zjarri, nëse ndodh një zjarr, duhet ta raportoni atë tek shoqëria e sigurimeve dhe në: a) Selinë e vetëqeverisjes vendore b) Komisariatin e policisë dhe njësisë zjarrfikëse c) Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve None Научи повеќе за осигурувањето пред да купиш полиса/договор за осигурување Time's up