Parashtro ankimime
  • Ankimimi i paraqitet Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (në tekstin e mëtejmë: AMS) me qëllim të mbrojtjes dhe ushtrimit të të drejtave dhe interesave të siguruesve, përfituesve të sigurimeve dhe palëve të treta të dëmtuara.
  • Siguruesit, përfituesit e sigurimeve dhe palët e treta të dëmtuara kanë të drejtë të paraqesin një kërkesë pranë AMS-së për punën e shoqërive të sigurimeve dhe / ose risigurimeve, shoqërive të brokerimit në sigurime, shoqërive për përfaqësim në sigurime, agjentëve në sigurime dhe Byrojsë Kombëtare të Sigurimeve (në vijim: Subjekte).
  • Nëse personat nuk mund të ushtrojnë të drejtat e tyre në bazë të kontratës së sigurimit (policës) ose nëse të drejtat e tyre janë të rrezikuara nga Subjektet, ata së pari duhet t’u drejtohen atyre me shkrim. Nëse ata nuk janë të kënaqur me përgjigjen ose nëse Subjekti nuk i njofton ata brenda 30 ditëve, atëherë ata kanë të drejtë të paraqesin një ankimim në AMS.
  1. Me shkrim (direkt në AMS ose me postë);
  2. Në formë elektronike në pretstavki@aso.mk ose
  3. Personalisht në AMS me përgatitjen e procesverbalit.