U MBAJT KUIZI EVROPIAN I PARAVE
Kuizi Evropian i Parave është një manifestim i cili organizohet çdo vit gjatë Javës Evropiane të Parave. Vitin e kaluar, ky manifestim tërhoqi më shumë se 100,000 studentë nga 28 vende të Evropës dhe fituesit në finale ishin gjashtë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme nga vendi ynë, Sllovenia dhe Gjermania.
Finalja e këtij viti u zhvillua më 16 qershor në orën 14:00, por për shkak të pandemisë së virusit (COVID-19), ajo u implementua përmes një lidhje online, duke përfshirë të gjitha vendet pjesëmarrëse të regjistruara dhe u transmetua drejtpërdrejt në YouTube.
(linku: https://www.youtube.com/EuropeanMoneyQuiz).
Në finalen e madhe të këtij viti, pjesëmarrësit nga Spanja ishin më të shpejtë dhe më të përgatitur.
Ky eveniment shënoi mbylljen zyrtare të Kuizit Evropian të Parave të vitit 2020.