Dita Globale e Konsumatorit – 15 Marsi, i siguruari është gjithmonë i pari!
Mbrojtja e të drejtave të të siguruarve ka qenë, është dhe do të mbetet prioriteti kryesor i Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve. Maksima jonë është që i siguruari të marrë gjithmonë shërbimin më të mirë të sigurimit për fondet që investon, qofshin ato për jetën, pronën, shëndetin, sigurimin e aksidentit, autopërgjegjësi, sigurimin e shëndetit në udhëtim apo nevoja të tjera.
Dhe kjo është arsyeja pse ne ju kujtojmë gjithmonë, të respektuar policëmbajtës, të edukoheni! Ne jemi këtu për ju dhe në platformën tonë të internetit www.edukacija.aso.mk ka gjithmonë përmbajtje të dobishme dhe të disponueshme për publikun që do të thellojnë njohuritë tuaja për atë lloj sigurimi që ju nevojitet dhe çfarë duhet të dini para se të blini një shërbim sigurimi.
Në të njëjtën kohë, ne si rregullatorë të tregut të sigurimeve, të cilët kujdesemi për mbrojtjen e të drejtave tuaja përmes edukimit, jemi gjithmonë këtu për pyetjet tuaja në lidhje me sigurimet, që mund t’i parashtroni në adresën e emailit contact@aso.mk
Me këtë rast theksojmë edhe një herë se Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) kujdeset për të drejtat tuaja të sigurimit përmes porcedurimit të drejtpërdrejtë dhe të menjëhershme për ankesat tuaja. Ankesa në AMS bëhet nëse i siguruari nuk është i kënaqur me përgjigjen e shoqërisë së sigurimit për pretendimin e dëmit ose nuk ka marrë përgjigje brenda 30 ditëve. AMS-ja nuk shqyrton ankesa anonime apo raste për të cilat zhvillohen procedura gjyqësore apo procedura të tjera.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur që normativizon tregun e sigurimeve, mbikëqyr punën e subjekteve të sigurimit, kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të të siguruarve dhe kontribuon në edukimin dhe përfshirjen financiare të popullatës.