Edukim financiar
Edukimi financiar është procesi përmes të cilit konsumatorët / investitorët financiarë përmirësojnë perceptimin e tyre për produktet financiare, konceptet dhe rreziqet duke marrë informacion, udhëzime dhe këshilla objektive me qëllim të
- zhvillimit të aftësive dhe besimit të tyre
- të bëhen më të vetëdijshëm për rreziqet dhe mundësitë financiare
- të marrin një vendim të mirë
- të ndërmarrin veprime efektive për të përmirësuar mirëqenien e tyre financiare
- të dinë ku të drejtohen për ndihmë
Arsimimi financiar është kombinimi i njohurive, aftësive, qëndrimeve dhe sjelljeve të ndërgjegjësimit financiar, të nevojshme për të marrë vendime të dobishme financiare.
Njohuri financiare – nënkuptojnë njohuritë që kanë individët për menaxhimin e mirë të parave.
Qëndrimet financiare – janë përgjigjet në formën e deklaratave në lidhje me pëlqimet ose mospëlqimet dhe nëse ato janë të dobishme apo jo të dobishme në lidhje me sjelljen individuale financiare.
Sjellja financiare – nënkupton aktivitete individuale që pasqyrojnë sjellje të mirë në menaxhimin e një buxheti financiar/paratë e xhepit
Aktivitetet tona janë të orientuara për grupe të ndryshme interesi, me theks të veçantë tek të rinjtë dhe nxënësit:
- Përfshin të rinjtë duke vizituar shkolla dhe fakultete;
- zhvillon dhe boton lojëra sociale;
- boton broshura dhe pamflete edukative;
- organizon konferenca, seminare, punëtori;
- kryen Konkurs për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm me rastin e Ditës Botërore të Kursimeve – 31 Tetorin dhe Ditës së Sigurimeve – 1 Nëntorin;
- kryen Konkurs për tezë investigative në fushën e Menaxhimit të Riskut dhe Sigurimeve në Republikën e Maqedonisë Veriore;
- merr pjesë në tribuna, forume, emisione radiotelevizive etj.
Agjencia synon që të paraqesë aspektin praktik të edukimit financiar dhe të veprojë si faktor plotësues i arsimit formal.
Thirrje për të interesuarit
Ftojmë shkollat fillore dhe të mesme dhe fakultetet e interesuara të na kontaktojnë nëse dëshirojnë t’u ofrojnë nxënësve/studentëve të tyre ligjëratë në temën e edukimit financiar në fushën e sigurimeve.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve
Rruga “Makedonija” nr.25, kati 5, Pallati “Llazar Pop Trajkov”, Shkup
tel. 3 254 050
Ueb faqja: www.aso.mk, E-mail: contact@aso.mk
Portali edukativ www.edukacija.aso.mk
Mos harroni të ndiqni profilet e AMS-së në rrjetet sociale (Facebook, LinkedIn, Instagram)
.