Pyetje më të shpeshta

Çfarë është franshiza?

Franshiza është pjesa e të siguruarit për dëmin. Për shembull, nëse dëmi i raportuar vlerësohet në 1000 euro dhe franshiza  e policës është 200 euro, atëherë kompania e sigurimeve do të mbulojë 800 euro të dëmit (shuma totale e zvogëluar për franshizën ).

Sa lloje dëmesh kemi?

  • Dëmi material është dëmi që ndodh si rezultat i efekteve të dëmshme në të drejtat e pronës dhe interesat e pronës së mbrojtur ligjërisht (për shembull: thyerja e fenerëve të automjetet, thyerja e xhamit të përparmë, thyerja e parakolpit, etj.). Dëmi material mund të jetë dëm i zakonshëm dhe fitime të humbura. Dëmi i zakonshëm është zhvlerësimi i pasurisë dhe fitimi i humbur është pengimi i rritjes së pasurisë. Për shembull: në një aksident automobilistik, një fener i thyer është dëmtim i zakonshëm, por nëse atë ditë për shkak të aksidentit automjeti taksi nuk do të jetë në qarkullim shoferi i taksisë do të pësojë humbje të fitimit për shka se nuk ka punuar.

 

  • Dëmi jomaterial është rezultati i pafavorshëm i një efekti të dëmshëm që reflekton personalisht tek i dëmtuari (p.sh. dhembja fizike, aktiviteti i zvogëluar i jetës, përshfytyrim,vdekje të jë të afëmri, etj.).

Kush ka të drejtë kompensimi në rast aksidenti

Pronarët e automjeteve motorike lidhin një marrëveshje të sigurimit të përgjegjësisë automobilistike,  respektivisht të përgjegjsësisë për dëmet që me përdorimin e  mjetit motorik do t’i shkaktojnë palëve të treta në raste vdekje, dëm trupor, dëmtim të shëndetit, shkatërrim ose dëmtim të objekteve të ndryshme përveç sigurimit të përgjegjësisë për sende që i ka marrë për transport.

Të gjithë personat në automjet që kanë shkaktuar aksidentin dhe të gjithë personat e tjerë të përfshirë në aksident, si dhe këmbësorët kanë të drejtë në kompensim. Ligji për Sigurimin e Detyrueshëm në  Qarkullim e përjashton nga e drejta e kompensimit: personi që ka drejtuar mjetin motorik, përdorimi i të cilit shkaktoi aksidentin; pronari, bashkëpronari, kontraktori i sigurimit dhe çdo përdorues tjetër i automjetit i cili në kohën e aksidentit nuk ka drejtuar mjetin motorik i cili ka shkaktuar aksidentin, por vetëm për sasinë e dëmit për shkak të shkatërrimit ose dëmtimit të objekteve;

personi që përvetësoi në mënyrë të paligjshme mjetin motorik, si dhe bashkëpunëtorin në përvetësimin e paligjshëm të një automjeti motorik, i cili shkaktoi aksidentin, nëse ishte duke drejtuar mjetin motorik në kohën e aksidentit dhe personat që pësuan dëmtime si rezultat të:

– përdorimi i mjetit motorik në ngjarje sportive për të cilat është marrë pëlqimi zyrtar dhe i cili kërkohet të arrihet shpejësia maksimale

dhe

– përdorimi i mjetit motorik në një veprim terrorist ose një operacion ushtarak të përcaktuar në përputhje me Kodin Penal.

A ka të drejtë një person të lidhë kontratë për sigurim shëndetësor privat vullnetar me dy kompani sigurimesh dhe nëse ndodh dëmi a do të marrë dëmshpërblim nga të dyja kompanitë e sigurimit?

Një kontratë sigurimi mund të lidhet me dy kompani sigurimesh. Gjatë blerjes së një kontrate duhen lexuar me kujdes KUSHTET për sigurimin e shoqërisë që janë pjesë përbërëse e kontratës (ato përshkruajnë mënyrën e lidhjes së kontratës, vëllimin e mbulimit të sigurimit, pagesën e kompensimit, detyrimet e siguruesit, detyrimet e personit të siguruar apo policëmbajtësit, mënyra e zgjidhjes së dëmit etj.).

Përsa i përket pagesës së dëmshpërblimit, Siguruesi është i detyruar t’i paguajë kompensimin të siguruarit ose përfaqësuesit ligjor të të siguruarit për shpenzimet në përputhje me Kushtet e bazuara në faturat e bashkangjitura, brenda 14 ditëve nga marrja e kërkesës për dëmshpërblim me dokumentacionin e nevojshëm. I siguruari ka të drejtën e rimbursimit të shpenzimeve të shërbimeve shëndetësore të mbuluara nga kontrata e sigurimit. Sipas parimeve të sigurimit është e nevojshme të kihet parasysh se rimbursim të  shpenzimeve për shërbimet shëndetësore i Siguruari mund të marrë për të njëjtën faturë vetëm nga një shoqëri sigurimesh.

Për një kontratë sigurimi e lidhur  me këto Kushte zbatohen dispozitat e Ligjit për detyrimet obligative, Ligjit për Mbikëqyrjen e Sigurimeve, Ligjit për Sigurimin Shëndetësor, Ligjit për Sigurimin Vullnetar Shëndetësor dhe Ligjit për Mbrojtjen  Shëndetësor, si dhe aktet nënligjore që lidhen me ligjet në fushën e shëndetësisë.