Trupi Koordinues

Bazuar në Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar më 19.12.2013 midis Bankës Kombëtare të Republikës së Maqedonisë, Ministrisë së Financave të Republikës së Maqedonisë,  Agjencisë për Mbikëqyrjen e Kapitalit të Financuar për Sigurim Pensional, Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe Komisionit të Letrave me Vlerë të Republikës së Maqedonisë si institucione rregullatore të sektorit financiar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, është themeluar Organi Koordinues i institucioneve rregullatore në Maqedoni për edukimin financiar (në tekstin e mëtejmë: Trupi koordinues). Qëllimi i themelimit të Trupit Koordinues është stimulimi, planifikimi dhe implementimi i aktiviteteve që synojnë ngritjen e nivelit të arsimimit financiar të popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kompetenca të Trupit Koordinues  

  • stimulimi  i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve kompetente (rregullatorëve) në fushën e edukimit financiar;
  • Ngritjen e iniciativave pranë institucioneve dhe organeve kompetente për miratimin e akteve që do të mbështesin idenë e edukimit financiar të popullatës në Republikën e Maqedonisë;
  • bashkëpunim me shkollat dhe institucionet e arsimit të lartë
  • përgatitja e dokumenteve strategjikë, siç është dokumenti Strategjia Kombëtare e Edukimit Financiar në Republikën e Maqedonisë;
  • përcaktimin dhe propozimin e projekteve të përbashkëta për edukimin financiar;
  • shqyrtimi i projekteve individuale që do të inicohen dhe zbatohen dhe do të japin mendimet lidhur me këtë;
  • aplikimi i standardeve dhe rekomandimeve në përputhje me parimet e pranuara ndërkombëtare të G20, OECD, IAIS dhe organizatave dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare;
  • organizimin, kryerjen dhe vlerësimin e sondazheve mbi nivelin e arsimimit financiar në Republikën e Maqedonisë së Veriut;
  • organizimi i takimeve, punëtorive, seminareve dhe llojeve të tjera të trajnimeve me qëllim të ngritjes së njohurive financiare të popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut;
  • dhe promovimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar të të gjithë nënshkruesve në edukimin financiar.

Nënshkruhet Memorandum i Ri i Mirëkuptimit në vitin 2019 në fushën e edukimit financiar dhe përfshirjes financiare

Bashkëpunimi midis nënshkruesve sipas Memorandumit synon të rrisë ndërgjegjësimin e popullatës për nevojën për edukim financiar në mjedisin modern dinamik, si dhe të realizojë avantazhet e përfshirjes financiare. Memorandumi pritet të arrijë objektivat e mëposhtme:

  • Përmes një vizioni të integruar, zbatimit të projekteve arsimore dhe përpjekjeve të përbashkëta të nënshkruesve, pritet të kontribuojë në ngritjen e nivelit të arsimimit financiar të popullatës dhe rrjedhimisht në përmirësimin e aftësive për të marrë vendime të argumentuara financiare në praktikë;
  • Në të njëjtën kohë, bashkëpunimi duhet të mundësojë ngritjen e nivelit të përfshirjes financiare duke përforcuar të gjitha aspektet e aksesit, dobisë, efikasitetit dhe ndërgjegjësimit më të mirë të shërbimeve financiare në vend, si dhe ndërgjegjësim adekuat për të drejtat e konsumatorit në sektorin financiar. Forcimi i edukimit financiar dhe përmirësimi i përfshirjes financiare duhet të mundësojë optimizimin e shërbimeve të ofruara nga sistemi financiar për të mbështetur rritjen ekonomike dhe mirëqenien sociale;
  • Për më tepër, ky Memorandum inkurajon, planifikon dhe zbaton aktivitete për bashkëpunim rajonal dhe ndërkombëtar me organizata dhe institucione të tjera në fushën e edukimit financiar dhe të përfshirjes financiare.
Facebook
LinkedIn
Instagram