Libër mbi menaxhimin e mençur të parave

Botimi “Menaxhimi i mençur i parave – Udhëzues për financat personale”, është shkruar në një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme, që synon të informojë popullatën se është e nevojshme që të menaxhoni financat me mençuri për të arritur qëllimet që doni në jetë. Udhëzuesi i dedikohet opinionit më të gjerë, me qëllim që të thjeshtësojë konceptet themelore të menaxhimit të financave personale për brezat e rinj dhe për ata që nuk kanë  arsimim formal ekonomik.

Shkarko publikimin

Përkatësisht, udhëzuesi shpjegon se si të menaxhoni paratë me mençuri, si të përgatisni planet financiare dhe të monitoroni performancën e tyre, të tregoheni të kujdesshëm dhe të mos bini në borxh financiar, të përdorni me kujdes fondet e kredisë dhe kartat e kreditit dhe rregullisht të shlyeni detyrimet.  Udhëzuesi shpjegon rolin e produkteve dhe shërbimeve bankare, investimet financiare, sigurimin dhe pensionin. Udhëzuesi i rendit investimet themelore, shpjegon depozitat bankare përkundrejt investimeve në letra me vlerë, por nuk hyn në aspekte më specifike profesionale  se cili është portofoli optimal në rrethana të caktuara, pasi kjo do të ishte lëndë e përpilimit të literaturës profesionale nga kjo fushë.

Udhëzuesi gjithashtu përqendrohet në kontrollin e financave personalesot dhe në të ardhmen, sepse mënyra e përdorimit të parave sot do të ketë ndikim në jetën në të ardhmen. Në të njëjtën kohë, ky udhëzues sugjeron që ne duhet të jemi të përgatitur financiarisht për t’u përballur me situata dhe rrethana të paparashikuara  gjatë jetës. Udhëzuesi është përshtatur në sistemin financiar të Republikës së Maqedonisë dhe shpjegon më hollësisht rolin e institucioneve më të rëndësishme financiare.

Me pak fjalë, ky udhëzues synon të zhvillojë ndjenjën e administrimit të parave nga individë dhe ekonomi familjare në Republikën e Maqedonisë dhe rrjedhimisht të kontribuojë në ngritjen e nivelit të arsimimit financiar të popullatës.