Thirrje publike për të gjithë qytetarët e interesuar për Ditët e Edukimit Financiar
Nga data 24 deri më datën 26 nëntor do të mbahet edicioni i katërt i Ditëve të Edukimit Financiar, të cilin e organizojnë rregullatorët financiarë në bashkëpunim me kompanitë financiare private.
Për shkak të pandemisë, këtë vit, Ditët e Edukimit Financiar kryesisht do të organizohen përmes përmbajtjeve edukative në faqet e interentit, si dhe leksione edukative përmes prezantimeve.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, si një nga organizatorët dhe pjesëmarrëse në Ditët e Edukimit Financiar, dërgon
THIRRJE PUBLIKE
për të gjithë qytetarët e interesuar
për të marrë pjesë në prezantimin edukativ përmes lidhjes në internet me temë:
– Roli dhe funksioni i Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve – 25 nëntor.
Prezantimi do të mbahet on-line duke filluar nga ora 13:00. Ky prezantim është menduar për dëgjues me njohuri themelore dhe më të përparuara, do të mbulojë aspektet themelore dhe më të hollësishme të aktivitetit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve.
Në mënyrë që të organizohet prezantimi në varësi të interesit të shprehur nga qytetarët, të gjithë personat e interesuar duhet të njoftojnë praninë e tyre përmes një mesazhi në:
– e-adresën: contact@aso.mk
Afati i aplikimit: 23 nëntor viti 2020.