Java Globale e Parasë

Po afron Java Globale e Parasë e cila do të mbahet nga  data 25 deri në 31 mars.

Tema e fushatës së sivjetshme është Take care of yourself, take care of your (Kujdesu për veten tënde, kujdesu për paratë e tua).

Tradicionalisht, si në vitet e mëparshme, në këtë fushatë mbahen aktivitete të shumta në fushën e financave në mënyrë që të rritet edukimi financiar, përfshirja financiare dhe mbrojtja e konsumatorit.

Në kuadrin e kompetencave të saj ligjore për të inkurajuar zhvillimin e tregut të sigurimeve dhe për të zhvilluar ndërgjegjësimin e publikut për rolin e sigurimeve dhe rolin e mbikëqyrjes së sigurimeve, Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) edhe këtë vit do të marrë pjesë në Javën Globale të Parasë, përmes aktiviteteve të mëposhtme: leksione edukative online, paraqitje në TV, promovim të përmbajtjeve të dobishme dhe dhënien e këshillave për siguruesit ose policëmbajtësit përmes portalit edukativ me fokus në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre, ndarjen e informacionit të dobishëm dhe në kohë përmes faqes në internet dhe rrjeteve sociale, promovimin e praktikave të mira në fushën e edukimit financiar dhe përfshirjes financiare, rritjen e ndërgjegjësimit të shoqërive të sigurimeve dhe ndërmjetësuesve të sigurimeve për të rritur aktivitetet që synojnë edukimin dhe informimin e klientëve në mënyrë më të detajuar në lidhje me të gjitha aspektet që lidhen me produktet dhe shërbimet e sigurimeve.

Më tepër informacione për Javën Globale të Parasë do të gjeni në https://www.globalmoneyweek.org/