AMS ka miratuar Rregullore për kompensim në mënyrë që të mbrojë më mirë të drejtat e policëmbajtësve.

Kjo Rregullore përshkruan kërkesat minimale për pranimin, trajtimin, rezervimin dhe pagesën e kërkesës për kompensim të demit nga shoqëritë e sigurimeve në mënyrë që të mbrohen më mirë të drejtat e policëmbajtëve.

Sipas Rregullores, Shoqëritë e Sigurimeve janë të detyruara gjatë trajtimit të demit të veprojnë në kohë, në mënyrë korrekte dhe transparente. Shoqëra  e sigurimeve është e detyruar të publikojë në faqen e saj të internetit listën e dokumentacionit të nevojshëm dhe formularët për paraqitjen e kërkesës për kompensim të dëmit.

Brenda 14 ditëve nga dita e paraqitjes së kërkesës për kompensim, Shoqëria është e detyruar të kontrollojë nëse kërkesa është e plotë në aspektin e dokumentacionit të paraqitur nga aplikuesi i kërkesës për kompensim dhe të inspektojë dhe vlerësojë dëmet, respektivisht lëndimet. Nëse kërkesa për kompensim nuk është e plotë, Shoqëria e sigurimeve është e detyruar të kërkojë me shkrim ose elektronikisht nga pala e dëmtuar për të paraqitur dokumentacionin e nevojshëm.

Pas trajtimit të kërkesës për kompensim, Shoqëria e Sigurimeve është e detyruar t’i paraqesë palës së dëmtuar jo më vonë se 60 ditë nga marrja e kërkesës:

  • ofertë të arsyetuar për kompensimin e dëmit nëse përgjegjësia e shoqërisë së sigurimit dhe shuma e dëmeve nuk janë të diskutueshme apo kontestuese;
  • përgjigje të arsyetuar në lidhje me të gjitha pikat e kërkesës për kompensim, nëse përgjegjësia e shoqërisë së sigurimit është e diskutueshme apo kontestuese; ose
  • përgjigje të arsyetuar në lidhje me të gjitha pikat e kërkesës për kompensim, nëse vlera e dëmit është e diskutueshme.

Pala e dëmtuar e pakënaqur ka të drejtë të parashtrojë ankesë për Shoqërinë brenda 30 ditëve nga marrja e shpjegimit dhe Shoqëria e Sigurimeve është e detyruar të vendosë dhe të përgjigjet brenda 30 ditëve nga paraqitja e ankesës. Shoqëria e sigurimeve me përgjigjen mbi ankesën e paraqitur është e detyruar të informojë palën e dëmtuar për të drejtën e paraqitjes së ankesës (ankimimit) në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (pretstavki@aso.mk) ose për të filluar një procedurë tjetër.

Nëse pala e dëmtuar kërkon informacion nga shoqëria e sigurimeve në lidhje me kërkesën për kompensim e cila është në proces të zgjidhjes ose për një kërkesë të paraqitur më parë për kompensim, Shoqëria e Sigurimeve është e detyruar ta sigurojë këtë informacion brenda 8 ditëve të punës nga marrja e kërkesës për informacion.

Lexo më shumë!