Fillon Java Globale e Parasë 2023: Planifikoni paratë tuaja, ndërtoni të ardhmen tuaj!

Rregullatorët financiarë, në bashkëpunim me shoqatat dhe institucionet nga sektori privat dhe civil që
janë aktivë në fushën e edukimit financiar, shënojnë për të njëmbëdhjetin vit radhazi Javën Globale të
Parasë, e cila këtë vit do të mbahet nga data 20 deri më 26 mars të vitit 2023.
Tema e këtij viti "Planifikoni paratë tuaja, ndërtoni të ardhmen tuaj" (Plan your money, plant your
future) fokusohet në qëndrueshmërinë dhe rritjen e ndërgjegjësimit për implikimet e sjelljes individuale
financiare jo vetëm në të ardhmen financiare, por edhe në mjedisin e jetesës dhe në shoqëri.
Pjesëmarrësit e Javës Globale të Parasë mund të marrin pjesë në aktivitete mbi këtë temë që do të
nxjerrin në pah rëndësinë e vendimeve financiare për qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe
financiare. Kjo temë inkurajon të rinjtë që të kenë një pikëpamje afatgjatë të vendimeve të tyre
financiare dhe të marrin në konsideratë ndikimin në mjedis dhe shoqëri.
Java Globale e Parasë këtë vit do të zhvillohen kryesisht përmes leksioneve elektronike dhe postimeve të
materialeve edukative në faqet e internetit të institucioneve si dhe në rrjetet sociale. Leksionet
edukative virtuale do të jenë të destinuara për nxënësit e shkollave ​​fillore dhe të mesme në vendin tonë,
si dhe studentët në fakultete, në tema nga fushat që mbulojnë institucionet në veçanti, të cilat lidhen
me funksionimin e sistemit financiar.
Në shkallë botërore, Java Globale e Parave shënohet që nga viti 2012, me ndërprerje të vetme në vitin
2020 për shkak të pandemisë dhe organizohet nga Organizata e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik
(OECD). Kjo iniciativë globale, e cila deri më tani është festuar në më shumë se 176 vende të botës, në të
cilën janë përfshirë 53 milionë fëmijë dhe të rritur,
rrit ndërgjegjësimin tek të rinjtë për edukimin financiar dhe rrit njohuritë e tyre për paratë, kursimet,
punësimin dhe sipërmarrjen. Çdo vit, të rinjtë diskutojnë, lexojnë dhe mësojnë rreth sistemeve
ekonomike dhe financiare përmes një sërë aktivitetesh të kryera nga institucionet qeveritare, financiare
dhe arsimore.
Urdhëroni, vizitoni faqet tonë të internetit https://edukacija.aso.mk/, www.aso.mk, për t’u informuar.
Inkuadrohuni dhe zgjeroni njohuritë tuaja në fushën e sigurimeve.
Më tepër informacione për Javën Globale të Parasë do të gjeni në linkun http://globalmoneyweek.org/