Edukim financiar

Edukimi financiar është procesi përmes të cilit konsumatorët / investitorët financiarë përmirësojnë perceptimin e tyre për produktet financiare, konceptet dhe rreziqet duke marrë informacion, udhëzime dhe këshilla objektive me qëllim të

  • zhvillimit të aftësive dhe besimit të tyre
  • të bëhen më të vetëdijshëm për rreziqet dhe mundësitë financiare
  • të marrin një vendim të mirë
  • të ndërmarrin veprime efektive për të përmirësuar mirëqenien e tyre financiare
  •  të dinë ku të drejtohen për ndihmë

Arsimimi  financiar është kombinimi i njohurive, aftësive, qëndrimeve dhe sjelljeve të ndërgjegjësimit financiar, të nevojshme për të marrë vendime të dobishme financiare.

Njohuri financiare – nënkuptojnë njohuritë që kanë individët për menaxhimin e mirë të parave.

Qëndrimet financiare – janë përgjigjet në formën e deklaratave në lidhje me pëlqimet ose mospëlqimet dhe nëse ato janë të dobishme apo jo të dobishme në lidhje me sjelljen individuale financiare.

Sjellja financiare – nënkupton aktivitete individuale që pasqyrojnë sjellje të mirë në menaxhimin e një buxheti financiar/paratë e xhepit

Aktivitetet tona janë të orientuara për grupe të ndryshme interesi, me theks të veçantë tek të rinjtë dhe nxënësit:

  • Përfshin të rinjtë duke vizituar shkolla dhe fakultete;
  • zhvillon dhe boton lojëra sociale;
  • boton broshura dhe pamflete edukative;
  • organizon konferenca, seminare, punëtori;
  • kryen Konkurs për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm me rastin e Ditës Botërore të Kursimeve – 31 Tetorin dhe Ditës së Sigurimeve – 1 Nëntorin;
  • kryen Konkurs për tezë investigative në fushën e Menaxhimit të Riskut dhe Sigurimeve në Republikën e Maqedonisë Veriore;
  • merr pjesë në tribuna, forume, emisione radiotelevizive etj.

Agjencia synon që të paraqesë aspektin praktik të edukimit financiar dhe të veprojë si faktor plotësues i arsimit formal.

Thirrje për të interesuarit

Ftojmë shkollat fillore dhe të mesme dhe fakultetet e interesuara të na kontaktojnë nëse dëshirojnë t’u ofrojnë nxënësve/studentëve të tyre ligjëratë në temën e edukimit financiar në fushën e sigurimeve.

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve

Rruga “Makedonija” nr.25, kati 5, Pallati “Llazar Pop Trajkov”, Shkup

tel. 3 254 050

Ueb faqja: www.aso.mk, E-mail: contact@aso.mk

Portali edukativ www.edukacija.aso.mk

Mos harroni të ndiqni profilet e AMS-së në rrjetet sociale (Facebook, LinkedIn, Instagram)

.

Nga data 21 deri më 27 mars të vitit 2022 do të shënohet edicioni i dhjetë i Javës Globale të Parasë

Nga data 21 deri më 27 mars të vitit 2022 do të shënohet edicioni i dhjetë i Javës Globale të Parasë, fushatë kjo për arsimimin dhe edukimin financiar.

Facebook
LinkedIn
Instagram