Rregullatorët financiarë kanë prezantuar ‘Kompetencat e Edukimi Financiar’ për përfaqësuesit e sektorit privat, shoqërisë civile dhe INFE (OECD)

Ekipet e organeve rregullatore financiare për të rritur edukimin financiar, në takimin online që u mbajt mbrëmë,  i prezantuan Kompetencat e Edukimit Financiar të quajtura gjerësisht “abetarja financiare” për përfaqësuesit e INFE- OECD, sektorin privat dhe civil.

“Abetarja Financiare” është në fakt një grup kompetencash bazë për edukimin financiar që përfshin njohuritë bazë, aftësitë, qëndrimet, motivimet dhe sjelljet në lidhje me financat që duhet të zotërojnë njerëzit në faza të ndryshme të jetës. Korniza e Kompetencës Financiare mund të përdoret nga organizata dhe institucione të ndryshme në vend (rregullatorë financiarë, organizata të shoqërisë civile, institucione financiare private dhe institucione dhe organizata të tjera) që ofrojnë edukim financiar për grupmosha të ndryshme brenda fushëveprimit të punës së tyre, ose më gjerë në fushën e financave personale. Kompetencat kryesore synojnë të shërbejnë si bazë për zhvillimin e programeve edukative për grupmosha të ndryshme në fushën e financave personale nga të gjithë ofruesit e përfshirë të shërbimeve arsimore në kuadër të arsimit joformal. Në këtë mënyrë sigurohet përshtatja e temave me moshën, si dhe kujdesi për përfshirjen e temave të ndryshme përkatëse, sipas nevojave në rritje për edukim financiar.

Përfaqësuesit e INFE-OECD e transmetuan ekspertizën e tyre në lidhje me vlerësimin e programeve edukative për edukimin financiar dhe vlerësimin e strategjive kombëtare për edukimin financiar në nivel ndërkombëtar. Në këto kuadër u diskutua për rëndësinë e vlerësimit të programeve arsimore nga ofruesit e edukimit financiar, si bazë për përmirësimin dhe përshtatjen e tyre me nevojat e popullatës.

Këto takime mundësojnë dialogun e rregullt ndërmjet rregullatorëve, subjekteve të sektorit privat dhe civil të përfshirë në aktivitetet e edukimit financiar, si dhe shkëmbimin e propozimeve dhe përvojave për forcimin e edukimit financiar dhe gjithëpërfshirjes në vend. Pritet që në të ardhmen, me këto takime të Grupit të Punës për monitorimin e zbatimit të Strategjisë së Edukimit Financiar dhe Përfshirjes Financiare, ofruesit e edukimit financiar të inkurajohen që të përmirësojnë programet ekzistuese arsimore në arsimin joformal, si dhe të tjera. Organizatat kompetente do t’i bashkohen iniciativës për qasje të koordinuar në realizimin e aktiviteteve edukative për edukim financiar në vend.

Në takimin e dytë të grupit punues për monitorimin e zbatimit të Strategjisë për Edukim Financiar dhe Përfshirje Financiare morën pjesë përfaqësues nga ASO, KLV, MAPAS, Banka Popullore, Ministria e Financave, përfaqësues nga sektori i sigurimeve dhe ai bankar si përfaqësues nga sektori i shoqërisë civile.