AMS-ja me rastin e “Javës Globale të Parasë”: Zgjeroni njohuritë tuaja në fushën e sigurimeve!

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) këtë vit i bashkohet aktivisht aksionit global për ndërgjegjësimin e popullatës për nevojën për sigurime, në kuadër të Javës Globale të Parasë:

Për ju, lexues të respektuar, bashkëqytetarë të nderuar, të siguruar aktual dhe potencial, ne kemi përgatitur përmbajtje të shumta dhe të pasura edukative që do t’ju ndihmojnë të përmirësoni njohuritë tuaja për sigurimet.

Sigurimi nuk është luks apo shpenzim, sigurimi është një domosdoshmëri që ofron siguri financiare dhe mirëqenie materiale për ju dhe të dashurit tuaj. Prandaj, përmes përmbajtjeve edukative dhe të kuptueshme, mësoni pse keni nevojë për sigurim për ju dhe të dashurit tuaj.

Në javën në vijim, si pjesë e Javës Globale të Parasë, e cila mbahet nën moton “Mbroni paratë tuaja, sigurojeni të ardhmen tuaj”, do të ndajmë më shumë përmbajtje edukative dhe informative që do të kontribuojnë në forcimin e ndërgjegjësimit për nevojën për sigurim, rreth të drejtat tuaja si të siguruar dhe si të zgjidhni sigurimin sipas nevojave tuaja. Me iniciativën e AMS-së, në këtë ngjarje globale janë përfshirë në mënyrë aktive dhe masive subjektet nga industria e sigurimeve, gjegjësisht shoqëritë e sigurimeve dhe shoqëritë e brokerimit të sigurimeve.

Për më shumë informacion vizitoni faqen tonë edukative www.edukacija.aso.mk.

Bashkohuni me ne dhe zgjeroni njohuritë tuaja të sigurimit.

Mos harroni të na ndiqni në profilet e AMS-së në Facebook, Instagram dhe LinkedIn