Ditët e Edukimit Financiar 2024: Mësoni si të përzgjidhni sigurimin për nevojat tuaja!

Ditët e Edukimit Financiar organizohen tradicionalisht çdo vit nga të gjitha organet rregullatore në fushën e financave: Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS), Banka Kombëtare, Komisioni i Letrave me Vlerë (KLV) dhe Agjencia e Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional (MAPAS).

AMS-ja ka një rol qendror në forcimin e edukimit financiar, përfshirjes financiare dhe mbrojtjes së të siguruarve. Këto tre aspekte janë vendimtare për zhvillimin e një tregu sigurimesh të drejtë, transparent dhe të qëndrueshëm. Dhe nëpërmjet tyre synojmë të arrijmë rritjen e besimit të qytetarëve në sektorin e sigurimeve dhe në sigurinë e tyre financiare.

Për Ju të nderuar lexues, qytetarë, të siguruar aktualë dhe potencialë, me rastin e Ditëve të Edikimit  Financiar këtë vit, kemi përgatitur përmbajtje të shumta dhe të pasura edukative që do t’ju ndihmojnë të përmirësoni njohuritë tuaja për sigurimet.

Sigurimi nuk është shpenzim, sigurimi është një domosdoshmëri që ofron siguri financiare dhe mirëqenie materiale për ju dhe të dashurit tuaj. Prandaj, përmes përmbajtjeve edukative dhe lehtësisht të kuptueshme, mësoni pse është i rëndësishëm sigurimi.

Gjatë “Ditëve të Edukimit Financiare”, ne do të ndajmë një sërë përmbajtjesh edukative dhe informuese që do të kontribuojnë në forcimin e ndërgjegjësimit për nevojën për sigurimin, të drejtat tuaja si të siguruar dhe si të përzgjidhni sigurimin sipas nevojave tuaja.

Me iniciativën e AMS-së, në këtë event janë përfshirë në mënyrë aktive dhe masive subjektet nga industria e sigurimeve, pra shoqëritë e sigurimeve dhe shoqëritë e ndërmjetësimit të sigurimeve.

Prandaj,  të nderuar policëmbajtës, kjo është arsyeja pse ne ju kujtojmë gjithmonë  të edukoheni! Ne jemi këtu për ju dhe në platformën tonë të internetit www.edukacija.aso.mk ka gjithmonë përmbajtje të dobishme dhe të disponueshme për publikun që do të thellojnë njohuritë tuaja për atë lloj sigurimi që ju nevojitet dhe çfarë duhet të dini para se të blini një shërbim sigurimi.

Në të njëjtën kohë, ne si rregullator i tregut të sigurimeve, i cili kujdeset për mbrojtjen e të drejtave tuaja, përmes edukimit, jemi gjithmonë këtu për pyetjet tuaja në lidhje me sigurimet në adresën e emailit contact@aso.mk

Urdhëroni, inkuadrohuni dhe zgjeroni njohuritë tuaja të sigurimit.

Mos harroni të na ndiqni në profilet e AMS-së në Facebook, Instagram dhe LinkedIn.