TË DREJTAT E TË SIGURUARVE

Nëse nuk jeni të kënaqur me veprimet e shoqërisë së sigurimit ose mendoni se shoqëria e sigurimit nuk i respekton dispozitat e kontratës (policës) së sigurimit, hapi i parë duhet të jetë gjithmonë paraqitja e një kundërshtimi te shoqëria e sigurimit, me shkrim.

Para se të ndërmerrni çfarëdo veprimi tjetër, duhet të prisni që të merrni përgjigje me shkrim nga shoqëria e sigurimit, e cila është e detyruar t’jua dorëzojë brenda 30 ditëve nga dita e paraqitjes së kundërshtimit.

Shoqëritë e sigurimit, në përputhje me ligjin, janë të detyruara të kenë një njësi organizative (organ) të përshtatshëm kompetent për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, si dhe të kenë zhvilluar procedura dhe procedura të brendshme për zgjidhjen jashtëgjyqësore të mosmarrëveshjeve.

Nëse nuk merrni përgjigje nga shoqëria e sigurimit ose nëse kundërshtimi juaj refuzohet nga shoqëria dhe mendoni se shoqëria nuk vepron në përputhje me dispozitat e ligjeve ose të legjislacionit sekondar në kompetencë të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (Agjencia), mund të dorëzoni ankesë te Agjencia.

Ankesë te Agjencia mund të paraqisni edhe nëse mendoni se ndonjë nga subjektet që kryejnë punë përfaqësimi ose ndërmjetësimi në sigurim nuk vepron në përputhje me detyrimet e tij të përcaktuara në legjislacionin ligjor dhe sekondar.

Ankesën mund ta dorëzoni (personalisht ose me postë) te Agjencia ose në mënyrë elektronike (në e-mail: [email protected]).

Ankesa paraqitet duke plotësuar një formular të përcaktuar, së bashku me të cilin duhet të bashkëngjitni dokumentacionin që lidhet me ankesën konkrete.

Agjencia NUK ËSHTË ORGAN I AUTORIZUAR PËR ZGJIDHJEN E MOSMARRËVESHJEVE dhe as nuk është e autorizuar të arbitrojë në çështje që lidhen me marrëdhënie pasurore-juridike që mund të rrjedhin nga një marrëdhënie kontraktore individuale (kontratë sigurimi e lidhur).

 

Agjencia NUK ËSHTË E AUTORIZUAR të veprojë me ankesa që kanë të bëjnë me:

– bazën e kërkesës për dëmshpërblim (nëse shoqëria pranon se ka detyrim sipas kontratës së sigurimit të lidhur) dhe

– lartësinë e kërkesës për dëmshpërblim (shumën e dëmit të ndodhur).

 

Vendosja për çështjet që lidhen me marrëdhëniet pasurore-juridike në të cilat është i diskutueshëm themeli ose lartësia e dëmit të ndodhur është në kompetencë të organeve gjyqësore.

 

Agjencia ËSHTË E AUTORIZUAR të kontrollojë mungesa, parregullsi dhe mospërputhje të mundshme në veprimin e shoqërive të sigurimit dhe, nëse ka tregues se shoqëritë e sigurimit veprojnë në kundërshtim me ligjet ose legjislacionin sekondar, Agjencia do të zhvillojë procedurë mbikëqyrjeje, do të shqiptojë masa të përshtatshme mbikëqyrjeje në përputhje me Ligjin për mbikëqyrjen e sigurimeve dhe, nëse është e nevojshme, do t’u jap rekomandime shoqërive të sigurimit në drejtim të parandalimit dhe shmangies së situatave të ngjashme në të ardhmen.

Agjencia nuk shqyrton ankesa për të cilat zhvillohet procedurë gjyqësore ose për to tashmë është marrë vendim gjyqësor ose është në vijim procedurë tjetër. Agjencia nuk vepron me ankesa anonime.

Nëse Agjencia konstaton se ankesa ka të bëjë me themelin dhe lartësinë e kërkesës për dëmshpërblim, Agjencia nuk vepron me ankesën e marrë dhe e informon paraqitësin e ankesës për këtë, duke e udhëzuar që të drejtat e tij t’i realizojë para gjykatës kompetente.

Nëse në procedurën midis klientit/të siguruarit/kontraktuesit dhe shoqërisë së sigurimit arrihet deri te ekspertiza, Agjencia nuk është kompetente të vlerësojë gjetjet dhe mendimet e ekspertëve, ndërsa faktet dhe rrethanat e përcaktuara në këto gjetje mund të përdoren vetëm në procedurë gjyqësore.

Nëse konstaton se është e autorizuar të veprojë me ankesën konkrete, Agjencia i shqyrton ankesat e marra në procedurën e përcaktuar në Rregulloren për mënyrën e veprimit me ankesat e të siguruarve, përfituesve të sigurimit dhe personave të tretë të dëmtuar.

Agjencia i dorëzon paraqitësit të ankesës përgjigje me shkrim brenda 30 ditëve nga dita e pranimit të ankesës.

Përgjigja me shkrim (njoftimi) që do ta merrni nga Agjencia në lidhje me ankesën tuaj nuk përbën akt administrativ me të cilin vendoset për të drejtat, detyrimet dhe interesat tuaja në kuptim të Ligjit për procedurën e përgjithshme administrative.

Mënyra përfundimtare për realizimin e të drejtave tuaja me anë të vërtetimit të përgjegjësisë, lartësisë së dëmit të ndodhur dhe detyrimeve të siguruesit është ngritja dhe zhvillimi i procedurës gjyqësore kundër shoqërisë së sigurimit.

Masat e mundshme të mbikëqyrjes që Agjencia do t’i ndërmarrë kundër subjekteve nuk i komunikohen paraqitësit të ankesës