Takim pune i vendeve bartëse të Projektit për Përgatitjen e Strategjisë Kombëtare për Edukimin Financiar në bashkëpunim me OECD dhe Ministrinë e Financave në Holandë
Në periudhën nga 6-8 nëntor të vitit 2019 në Tbilisi, Gjeorgji u mbajt takimi i dytë i punës me temë Avancimi i arsimimit financiar në Evropën Juglinodre. Organizatore e takimit ishte Banka Kombëtare e Gjerogjisë në bashkëpunim me Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) dhe Ministria e Financave të Holandës si mbikëqyrëse. Në këtë takim pune merrte pjesë edhe përfaqësuesi i Agjencisë të Mbikëqyrjes të Sigurimeve.
Takimi zgjati dy ditë. Gjatë ditës së parë konferenciale fokusi u vendos në temat institucionale, në konceptin dhe çështjet që lidhen me implemetimin e strategjisë kombëtare për arsim financiar me qëllim të këmbimit të përvojave dhe njohurive, ndarjen e analizave nga investigimet e bëra në fushën e edukimit financiar dhe përfshirjes të OECD-së, njohjen me sfidat në këtë sferë, planifikimin e aktiviteteve vijuese në kuadër të projektit afatmesëm. Ndërsa në ditën e dytë u organizua një seminar, në kuadër të së cilit u punua dhe u këmbyen përvoja së bashku me personat zyrtarë, praktikantët dhe ekspertët nga vendet që direkt janë përgjegjës për disejnimin dhe zbatimin e iniciativës kombëtare për edukimin financiar. Seminari u fokusua edhe në përpilimin e studimit në raste dhe në politika për ballafaqimin me sfidat e arsimimit financiar dhe edukimin e të rinjve (nxënësve dhe studentëve), popullates ruruale dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Agjencia e Mbikëqyrjes të Sigurimeve në 4 vitet e ardhshme, ndërsa në kuadër të kohëzgjatjes së aktivitetit projektues me Ministrinë e Holandës do të përkushtohet në bashkëpunimin me anëtart e Trupit koordinativ për edukim dhe përfshirje financiare, dhe gjithashtu, në mëynrë shtesë do të zhvillojë raportet dhe relacionet me vendet e tjera të cilat janë pjesë e këtij projekti, me qëllim që të kontribuohet në hartimin e dokumentit të përgjithshëm strategjik që do të përmbajë elemente për zhvillimin e edukimit financiar dhe arsimimit të popullatës në vendin tonë.