NJOFTIM lidhur me ushtrimin e paautorizuar të veprimtarisë të sigurimeve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Bazuar në monitorimin e situatës në tregun e sigurimeve në vend, veçanërisht në fushën e reklamimit dhe shitjes së produkteve të sigurimeve, Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve ka zbuluar kohët e fundit raste të ofrimit, reklamimit dhe  kontraktimit të policave të sigurimit të lëshuara nga shoqëri të huaja të sigurimeve ( sidomos nga Republika e Bullgarisë) të cilat nuk kanë licencë për të kryer veprimtari të sigurimeve nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve.

 

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve përmend se kryerja e veprimtarive të sigurimeve, veprimtaritë e përfaqësimit në sigurime, përkatësisht aktivitetet e brokerimit në sigurime pa leje nga Agjencia është vepër penale për të cilën sipas Ligjit për Mbikëqyrjen e Sigurimeve parashikohet dënim me burg prej tre muaj deri në pesë vjet.

 

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve i paralajmëron të gjitha subjektet që kryejnë veprimtari të sigurimeve, aktivitete të përfaqësimit në sigurime respektivisht veprimtari të brokerimit në sigurimeve pa leje nga Agjencia, që në rast të identifikimit të këtyre subjekteve, kundër tyre do të merren të gjitha masat dhe sanksionet e përcaktuara me ligj.

 

Në të njëjtën kohë, Agjencia njofton personat juridikë dhe personat fizikë që kryejnë këtë veprimtari, si dhe qytetarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut që sipas Ligjit për Mbikëqyrjen e Sigurimeve, ato mund të sigurohen ekskluzivisht në shoqëritë e sigurimeve që kanë licencë nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve.

 

Lidhur me sa u përmend më lart, Agjencia u bën apel qytetarëve që të jenë të kujdesshëm se nga cilat kompani sigurimesh blejnë polica të sigurimeve, dhe veçanërisht për faktin se nëse ata blejnë polica nga kompani të huaja të sigurimeve që nuk kanë licencë nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, në të ardhmen, të mos kenë mundësi të ushtrojnë të drejtat e tyre nga kontratat e lidhura të sigurimit, për të cilat ata kanë paguar rregullisht primin e sigurimit.

 

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve njofton qytetarët se në faqen e internetit të Agjencisë (www.aso.mk) ata mund të informohen për të gjitha subjektet që janë të autorizuara të kryejnë veprimtari të sigurimeve, aktivitete të përfaqësimit në sigurime, përkatësisht aktivitete të brokerimit në sigurime në territorin e  vendit tonë.