Nga data 21- 27 mars të vitit 2022 do të shënohet edicioni i dhjetë i Javës Globale të Parasë
Në nivel botëror, Java Globale e Parave shënohet që nga viti 2012, me ndërprerje të vetme në vitin 2020 për shkak të pandemisë dhe që nga viti 2021 ajo organizohet nga OECD. Kjo iniciativë globale, e cila deri më tani është shënuar në më shumë se 175 vende të botës, rrit ndërgjegjësimin tek të rinjtë për edukimin financiar dhe rrit njohuritë e tyre për paratë, kursimet, punësimin dhe sipërmarrjen. Çdo vit, të rinjtë diskutojnë, lexojnë dhe mësojnë rreth sistemeve ekonomike dhe financiare përmes një sërë aktivitetesh të organizuara nga institucionet qeveritare, financiare dhe arsimore. Qëllimi i Javës Globale të Parave është të inkurajojë të rinjtë të investojnë në të ardhmen e tyre, duke theksuar rëndësinë e edukimit financiar, i cili do t’i ndihmojë ata të bëhen të vetëdijshëm për të drejtat e tyre financiare, duke e lehtësuar në këtë mënyrë aksesin në shërbimet financiare dhe zhvillimin e aftësive të tyre financiare.
Edukimi financiar është pjesë integrale e misionit të AMS-së dhe tradicionalisht edhe këtë vit do të përfshihemi në festimin e Javës Globale të Parasë dhe promovimin e edukimit financiar në vendin tonë përmes eventeve, publikimeve dhe partneriteteve. Të gjitha aktivitetet kanë për qëllim përmirësimin e edukimit financiar përmes edukimit më të mirë financiar.
Agjencia këtë vit do të marrë pjesë përmes aktiviteteve të mëposhtme: promovim të përmbajtjeve të dobishme dhe dhënien e këshillave për siguruesit ose policëmbajtësit përmes portalit edukativ me fokus në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre, publikimin e informacioneve të dobishme dhe në kohë përmes faqes së internetit dhe rrjeteve sociale, pyetësorë edukativë, anketa, organizimin e kuizeve, leksione edukative online, paraqitje në TV, promovimin e praktikave të mira në fushën e edukimit financiar dhe përfshirjes financiare, promovimin e rolit të shoqërive të sigurimeve dhe ndërmjetësuesve në sigurime në edukimin financiar në mënyrë që kjo të bëhet pjesë e praktikës së tyre në lidhje me klientët e tyre financiarë, rritjen e ndërgjegjësimit të shoqërive të sigurimeve dhe ndërmjetësuesve të sigurimeve, jo vetëm në marrjen e informacioneve dhe këshillave për çështje financiare, por edhe në promovimin e ndërgjegjes financiare të klientëve.
Kjo është një mundësi e shkëlqyer që me aktivitetet dhe idetë e tyre të gjithë pjesëmarrësit të përfshihen në tregun e sigurimeve!
- https://globalmoneyweek.org/regions/mena/11-partners.html
- https://edukacija.aso.mk/%d1%84%d0%b8%d0%bd%d0%b0%d0%bd%d1%81%d0%b8%d1%81%d0%ba%d0%b0-%d0%b5%d0%b4%d1%83%d0%ba%d0%b0%d1%86%d0%b8%d1%98%d0%b0/
- https://www.globalmoneyweek.org/gmw2022-launch.htmВ
Mos harroni të ndiqni profilet e AMS-së në rrjetet sociale (Facebook, LinkedIn, Instagram)