Në vendin e aksidentit, shoferët pjesëmarrës në aksident janë të obliguar që menjëherë t’i largojnë automjetet nga rruga për qarkullim më të sigurt dhe të plotësojnë dhe nënshkruajnë raportin evropian.





! E RËNDËSISHME:
Mbajeni Raportin evropian në automjet, duke e pasur gjithmonë pranë dhe lexoni manualin e tij në detaje.
Për të gjitha informacionet në lidhje me trajtimin e një aksidenti, kontaktoni shoqërinë tuaj të sigurimeve.
Ju duhet të nënshkruani raportin dhe t’ia jepni shoferit tjetër për ta nënshkruar. Një kopje e ruani për vete dhe tjetrën ia jepni shoferit të përfshirë në aksident.
Raportin e nënshkruar i dorëzohet sa më parë shoqërisë ku është i siguruar mjeti me të cilin është shkaktuar aksidenti rrugor.
Mos harroni të tregoni se kur dëmtimi i automjetit tuaj mund të kontrollohet dhe vlerësohet nga një ekspert.
Mos bëni asnjë ndryshim në faqen e parë të Raportit.
Jepni emrat dhe adresat nëse ka dëshmitarë okularë. Nëse ndërmjetësohet nga policia, shënoni emrat e punonjësve të policisë.
Почитувани посетители, Ве замолуваме да ја оцените функционалноста на веб-страната на Агенцијата за супервизија на осигурување (АСО).
Анкетата нема да Ви одземе повеќе од 5 минути, а податоците се целосно анонимни и за интерни потреби на АСО.
.