Java Globale e Parasë – Fushatë për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për edukimin dhe arsimimin financiar

Po afron Java globale e parasë që do të zhvillohet nga data 20 deri më 26 mars të vitit 2023. Tema e këtij viti të fushatës është Planifikoni paratë tuaja, ndërtoni të ardhmen tuaj. ((Plan your money, plant your future), https://www.globalmoneyweek.org/

Kjo temë synon të ndërgjegjësojë qytetarët për të kuptuar produktet dhe rreziqet financiare. Realizohet duke marrë informacione dhe këshilla për të zhvilluar aftësi te të siguruarit për t’u ndërgjegjësuar më shumë për rreziqet financiare dhe për të njohur të gjitha mundësitë e disponueshme për të marrë vendime të dobishme financiare që do të mundësojnë përmirësimin e mirëqenies së tyre financiare.

Duke arritur misionin dhe vizionin e saj, AMS-ja vendos si prioritet kryesor angazhimin për rritjen e edukimit financiar si një mjet thelbësor për mbrojtjen e të siguruarve.

Brenda këtyre kornizave, AMS-ja vepron në disa nivele:

Veprimtari parandaluese të manifestuara nëpërmjet mbikëqyrjes direkte dhe indirekte të subjekteve nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) me qëllim që shoqëritë e sigurimit të respektojnë ligjet përkatëse;

Ndërgjegjësimi për rreziqet që lidhen me investimin në sigurime, të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga sigurimet, mekanizmat për mbrojtjen e të drejtave të të siguruarve dhe trajtimin e ankesave nga AMS-ja,

Edukimi i vazhdueshëm i popullatës përmes shpërndarjes së rregullt dhe në kohë të informacionit përkatës përmes faqes së internetit, rrjeteve sociale dhe portalit edukativ të AMS- së, duke publikuar tekste edukative, broshura, publikime, manuale dhe udhëzime, njoftime, raporte dhe të dhëna në lidhje me funksionimin e shoqërive të sigurimeve dhe subjekteve të tjera të licencuara të sigurimit, raporte për funksionimin e AMS-së, risi në ushtrimin e aktivitetit etj.

Edhe këtë vit, për përmbushjen e vazhdueshme të synimeve të mësipërme, AMS-ja do të marrë pjesë aktive në shënimin e fushatës “Planifikoni paratë tuaja, ndërtoni të ardhmen tuaj” përmes aktiviteteve të shumta:

– paraqitje televizive, promovim të përmbajtjeve të dobishme dhe dhënie të këshillave për të siguruarit në mënyrë që të rritet ndërgjegjësimi për llojet e ndryshme të produkteve të sigurimit dhe rreziqet individuale përmes portalit edukativ me theks në mbrojtjen e të drejtave të të siguruarve, shkëmbimin e informacionit të dobishëm dhe në kohë përmes faqes së internetit dhe rrjeteve dhe mediave sociale, promovim të praktikave të mira në fushën e edukimit financiar dhe përfshirjes financiare, leksione edukative etj.

– rritjen e ndërgjegjësimit të shoqërive të sigurimeve dhe shoqërive të ndërmjetësimit  në sigurime duke synuar zhvillimin e një qëndrimi të drejtë ndaj të siguruarve dhe zbatimin e rregullave të sjelljes profesionale, forcimin e komunikimit me të siguruarit për të kuptuar më mirë nevojat e tyre dhe për të reaguar ndaj ankesave dhe apelimeve të tyre.

Urdhëroni, vizitoni faqet tonë të internetit https://edukacija.aso.mk/,  www.aso.mk,  për t’u informuar. Inkuadrohuni dhe zgjeroni njohuritë tuaja në fushën e sigurimeve.